Forcat saudite sulmojnë provincën Katif
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92088-forcat_saudite_sulmojnë_provincën_katif
Forcat e regjimit saudit kanë sulmuar provincat e banuara kryesisht nga shiitët Avamie dhe Katif në lindje të Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 30, 2019 20:41 Europe/Tirane
  • Forcat saudite sulmojnë provincën Katif

Forcat e regjimit saudit kanë sulmuar provincat e banuara kryesisht nga shiitët Avamie dhe Katif në lindje të Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës forcat e Arabisë Saudite kanë bastisur shtëpitë e shiitëve në këto provinca dhe kryesisht shtëpinë e martirit Zaher Basra. Më herët më 2 korrik 2017 forcat saudite kanë bastisur edhe një herë tjetër shtëpinë e këtij martiri. Verdikti për dënimin me vdekje të Basra dhe 3 personave të tjerë u dha në verë të vitit 2017 nën akuzat boshe për kryerjen e akteve terroriste. Provincat Avamie dhe Katif në Arabinë saudite banohen kryesisht nga shitët dhe vazhdimisht regjimi Al Saud kryen diskriminim duke ushtruar dhunë ndaj banorëve të këtyre rajoneve.