Asad: Nëse Turqia nuk tërhiqet nga Siria ekziston mundësia e luftës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92127-asad_nëse_turqia_nuk_tërhiqet_nga_siria_ekziston_mundësia_e_luftës
Bashar Asad presidenti i Sirisë deklaroi se Turqia është përfaqësuesja e Amerikës në rajon dhe shtoi se nëse ajo nuk largohet nga territori sirian, ekziston mundësia e zbatimit të opsionit të luftës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 01, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Asad: Nëse Turqia nuk tërhiqet nga Siria ekziston mundësia e luftës

Bashar Asad presidenti i Sirisë deklaroi se Turqia është përfaqësuesja e Amerikës në rajon dhe shtoi se nëse ajo nuk largohet nga territori sirian, ekziston mundësia e zbatimit të opsionit të luftës.

Presidenti i Sirisë, në një intervistë për agjencitë Sumerie News dhe Khabarie News, deklaroi se Turqia dhe terroristët e mbështetur prej saj duhet të largohen nga territori sirian, sepse në rast të kundër ushtria siriane do t’i dëbojë ata me forcë dhe luftë. Presidenti i Sirisë, akordin e arritur në Soçi mes Turqisë dhe Sirisë e cilësoi një akord për zgjidhjen e krizës së krijuar në verilindje të Sirisë dhe tha: Ky akord është i përkohshëm dhe synon të kontrollojë ambiciet e Turqisë dhe për tu mbyllur rrugën amerikanëve dhe për të kundërshtuar planin e Gjermanisë për krijimin e një zone ndërkombëtare në rajonet kufitare mes Sirisë dhe Turqisë. Presidenti i Sirisë ndër të tjera shtoi se nëse rezultatet e punës së komitetit për rishikimin e kushtetutës përputhen me interesat e kombit sirian ai do të pranojë atë, por rikujtoi se do ta kundërshtojë atë nëse edhe një nen i vetëm nuk përputhet dhe bie ndesh me interesat e kombit sirian. Bashar Asad lidhur me bashkëpunimet mes Iranit, Rusisë dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit tha: Ne me iranianët dhe rusët u futën në një luftë të përbashkët ushtarake dhe politike.