Hashd Sha’bi i Irakut mbështet protestuesit paqësorë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92134-hashd_sha’bi_i_irakut_mbështet_protestuesit_paqësorë
Organizata e forcave vullnetare popullore të Irakut ka deklaruar se pa ndërhyrje në situatën politike të këtij vendi, mbështet protestuesit paqësor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2019 10:52 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi i Irakut mbështet protestuesit paqësorë

Organizata e forcave vullnetare popullore të Irakut ka deklaruar se pa ndërhyrje në situatën politike të këtij vendi, mbështet protestuesit paqësor.

Hasdh Sha’bi i Irakut të enjten në mbrëmje me anë të një njoftimi, ka theksuar se forcat vullnetare popullore janë në shoqërim dhe mbështetje të kërkesave të protestuesve paqësorë, mirëpo në situatën politike të Irakut nuk do të ndërhyjë në asnjë mënyrë, për arsye se kjo strukturë është një forcë për ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të Irakut dhe ka për detyrë mbrojtjen e këtij vendi përball terrorizmit.

Hashd Sha’bi i Irakut ka deklaruar se disa rrjete sociale po bëjnë përpjekje të publikojnë spekulime të ndryshme ndaj Hashd Sha’bi të Irakut që spekulimi më i ri është ekzistenca makinave ushtarake në rezistencën e Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefi i Hashd Sha’bi në zonë Xhaderije të Bagdadit për t’u përballur me protestuesit irakian.

Organizata Hashd Sha’bi e Irakut në njoftimin e saj ka thënë: “Al-Muhendes nuk ka rezistencë apo shtëpi në rajonin Xhaderije të Bagdadit dhe vendi i punës së tij është po ajo zyra e Hashd Sha’bi në zonën e gjelbër të Bagdadit.