933 sirianë kthehen në vendin e tyre
(last modified Sat, 02 Nov 2019 07:56:28 GMT )
Nëntor 02, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • 933 sirianë kthehen në vendin e tyre

Qendra ruse e pajtimit njoftoi kthimin e 933 sirianëve në vendin e tyre.

Qendra ruse e pajtimit ditën e premte njoftoi se në 24 orët e kaluara 776 sirianë kana kaluar kufirin e Jordanisë dhe 157 të tjerë janë futur pasi janë kthyer nga vende të tjera. Sukseset e ushtrisë siriane në luftën kundër grupeve terroriste dhe vendosja e sigurisë relative në vend i ka inkurajuar refugjatë sirianë që të kthehen në shtëpinë e tyre. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags