Liban, lajm i keq për Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92353-liban_lajm_i_keq_për_izraelin
Ministrja e Energjisë e Libanit tha të Shtunën (9 Nëntor) se shpimi i parë eksplorues i naftës dhe gazit në Liban do të fillonte jo më vonë se dhjetori ose janari, pas mbërritjes së pajisjeve të nevojshme në portin e Bejrutit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2019 16:30 Europe/Tirane
  • Liban, lajm i keq për Izraelin

Ministrja e Energjisë e Libanit tha të Shtunën (9 Nëntor) se shpimi i parë eksplorues i naftës dhe gazit në Liban do të fillonte jo më vonë se dhjetori ose janari, pas mbërritjes së pajisjeve të nevojshme në portin e Bejrutit.

Dërgesa e parë e pajisjeve për eksplorimin e naftës dhe gazit të Libanit në Detin Mesdhe ka mbërritur në Bejrut në Shtator, sipas Ministres së Energjisë Nada Bustani. "Anija eksploruese aktualisht është në Egjipt. Do të arrijë deri në dhjetor ose janar ", tha Bustani ndërsa mbikëqyri hapjen e kontejnerëve në portin e Bejrutit. Qeveria libaneze në vitin 2018 aprovoi ofertat e një konsorciumi ndërkombëtar të kompanive të energjisë duke përfshirë kompanitë Total (Francë), ENI (Itali) dhe Novatek (Rusi). Ndërkohë, Tel Avivi është shprehur i shqetësuar për kërkimet e naftës dhe gazit në Mesdhe, në një zonë ku Izraeli dhe Libani kanë pretendime territoriale dhe të dy vendet kanë kërcënuar edhe për një konflikt ushtarak në lidhje me burimet energjitike në Mesdhe.