Vazhdon arrestimi i aktivistëve në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92361-vazhdon_arrestimi_i_aktivistëve_në_bahrejn
Forcat e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit që nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë arrestuar 17 aktivistë politik dhe shoqëror në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 10, 2019 07:09 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i aktivistëve në Bahrejn

Forcat e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit që nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë arrestuar 17 aktivistë politik dhe shoqëror në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Ali Mahdi Al-Sanadi, profesor i logjikës dhe shkencave islame në shkollat fetare të Bahrejnit, ndodhet në mesin e të arrestuarve nga forcat e regjimit Al Khalifa. Burimet bahrejnase të informimit kanë theksuar se akoma nuk ekzistojnë kurrfarë informacione për fatin e disa të arrestuarve. Më parë qendra "Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut të Gjirit Persik" e cila vëzhgon gjendjen e të drejtave të njeriut në shtete arabe rreth Gjirit Persik, në një raport të saj, ka deklaruar: "Bahrejni që nga janari i këtij viti e deri tani, ka shqiptuar 271 dënime me burg të përjetshëm kundër qytetarëve të vet".8 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përqendrohen përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit.