Dështon komploti i ISIS në Kirkuk
(last modified Sun, 17 Nov 2019 06:17:13 GMT )
Nëntor 17, 2019 07:17 Europe/Tirane
  • Dështon komploti i ISIS në Kirkuk

Organizata e Mobilizimit Popullor në Irak, Hashd Shaabi, njoftoi dështimin e përpjekjeve të grupit terrorist ISIS për të kontrolluar një pjesë të provincës Kirkuk në Irak.

Taher Abdullah, komandanti i togës 15 të brigadës së mobilizimit popullor në Irak njoftoi se forcat e kësaj toge kanë neutralizuar lëvizjen e elementëve të grupit terrorist ISIS në Kirkuk. Sipas tij pjesëtarë të ISIS prej kohësh po mundoheshin të sulmonin disa zona të provincës Kirkuk. Edhe pse ISIS në Irak ka dështuar, megjithatë në zona të ndryshme të këtij vendi ekzistojnë elementë të mbetur nga ky grup terrorist. Grupi terrorist ISIS prej vitit 2014 duke pasur mbështetjen ushtarake dhe financiare të Amerikës së bashku me disa aleatë të saj perëndimorë dhe arabë, ka sulmuar Irakun dhe poshtoi disa zona në veri dhe perëndim të këtij vendi. Pas kësaj Iraku i bëri kërkesë Iranit për ndihmë në luftë kundër terrorizmit. Irani duke dhënë ndihmë me konsulentë ushtarakë, më 17 nëntor 2017 arriti të çlirojë qytetin Rava pjesë e provincës Anbar që ishte vendstrehimi i fundit i ISIS në Irak. Kjo i dha fund pranisë së ISIS në Irak.