Amerika e konsideron të ligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92575-amerika_e_konsideron_të_ligjshëm_ndërtimin_e_kolonive_sioniste
Sekretari amerikan i shtetit duke shprehur edhe një herë mbështetjen e Amerikës për regjimin sionist, deklaroi se Uashingtoni e cilëson të ligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste në BPLJ.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 19, 2019 09:04 Europe/Tirane
  • Amerika e konsideron të ligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste

Sekretari amerikan i shtetit duke shprehur edhe një herë mbështetjen e Amerikës për regjimin sionist, deklaroi se Uashingtoni e cilëson të ligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste në BPLJ.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit deklaroi se qëndrimi i Uashingtonit ndaj ndërtimit të kolonive nga Izraeli në BPLJ nuk ka ndryshuar dhe shtoi se kjo nuk përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Regjimi sionist përkundër kërkesës së Bashkësisë Ndërkombëtare dhe me mbështetjen e Amerikës, vazhdon ndërtimin e kolonive sioniste që është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. KS i OKB më 23 dhjetor të vitit 2016 nxori një rezolutë 2234 që i kërkon regjimit sionist të ndërpresë menjëherë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze.