Turqia paralajmëron operacione të tjera ushtarake në verilindje të Sirisë
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë deklaroi, në rast se pjesa verilindore e Sirisë nuk pastrohet nga ata që ai i quajti "Terroristë", Ankaraja do të kryejë një operacion tjetër ushtarak në këtë rajon.
Agjencia e lajmeve Anadaly njoftoi se Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, deklaroi se Amerika dhe Rusia nuk kanë zbatuar të gjitha zotimet e tyre të theksuar në marrëveshjet me Turqinë. Ato marrëveshje rezultuan me ndërprerjen e operacioneve ushtarake të Turqisë në pjesën verilindore të Sirisë kundër militantëve kurdë.
Çavushoglu kërkoi nga Uashingtoni dhe Moska që të kryejnë ato veprime të cilat janë të domosdoshme në bazë të marrëveshjeve.
Ai vuri në dukje bashkëpunimin me Amerikën për dëbimin e militantëve kurdë nga rajoni dhe deklaroi: "Ne nëse do të arrijmë në këtë përfundim, do të veprojmë sipas asaj që e shikojmë të nevojshme"