Fejsal Mekdad: Regjimi sionist faktor destabilizues i rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92605-fejsal_mekdad_regjimi_sionist_faktor_destabilizues_i_rajonit
Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se regjimi sionist është faktori kryesor për destabilizimin dhe kryerjen e komploteve kundër Sirisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2019 12:46 Europe/Tirane
  • Fejsal Mekdad: Regjimi sionist faktor destabilizues i rajonit

Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se regjimi sionist është faktori kryesor për destabilizimin dhe kryerjen e komploteve kundër Sirisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Fejsal Mekdad, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë, ka thënë: "Regjimi sionist po mbështet terroristët dhe të gjithë ata të cilët synojnë të shkatërrojnë integritetin territorial të Sirisë dhe unitetin e popullit sirian".

Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë duke thënë se Turqia me pretekste të ndryshme po vazhdon agresionin ushtarak të veri të Sirisë, shtoi: "Populli i Sirisë do ta mbrojë vendin e vetë përball pushtuesve".

Fejsal Mekdad duke theksuar se qeveria dhe ushtria e Sirisë do të përballet me veprimet pushtuese të regjimit sionist, Turqisë dhe Amerikës, ka kritikuar sjelljen e dyanshme të militantëve kurd të grupit të ashtuquajtur "Forcat Demokratike të Sirisë" dhe vazhdimin e dorëzimit të tyre tërësisht në shërbim të Amerikës, ndërsa tha: "Asnjë person nacionalist i cili beson në sovranitetin dhe integritetin e vendit të vet, nuk e quan veten mbrojtës të planeve perëndimore".