Jordania përsëri kundërshton politikën e kolonive sioniste të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92625-jordania_përsëri_kundërshton_politikën_e_kolonive_sioniste_të_regjimit_sionist
Ministri i punëve të jashtme të Jordanisë ka dënuar veprimin e regjimit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara dhe e ka quajtur atë vazhdim të krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2019 14:42 Europe/Tirane
  • Jordania përsëri kundërshton politikën e kolonive sioniste të regjimit sionist

Ministri i punëve të jashtme të Jordanisë ka dënuar veprimin e regjimit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara dhe e ka quajtur atë vazhdim të krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Imen Al-Safdi, ministri i punëve të jashtme të Jordanisë, deklaroi: “Deri në kohën kur regjimi okupator sionist nuk do të shkatërrohet, palestinezët nuk do të arrijnë të realizojnë të drejtën e tyre legjitime për liri dhe çlirimin e vendit të tyre amë”.

Imen Al-Safdi vlerësoi deklaratën e dhjetë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurisë së OKB për deklarimin e paligjshëm të kolonive sioniste dhe deklaroi: “Këto qëndrime tregojnë konsensusin e qartë global kundër kolonive të regjimit sioniste në territoret e pushtuara palestineze”.

Këshilli i Sigurisë së OKB në mbledhjen e të mërkurës ka kritikuar ashpër politikën e re të qeverisë së Amerikës për njohjen zyrtare të kolonive sioniste në Bregun Perëndimor dhe ka theksuar se këto koloni sioniste janë të paligjshme dhe ky veprim është shkelje e ligjeve ndërkombëtare.