71 jemenas vdesin për shkak të embargos
Ministria e shëndetësisë së Jemenit njoftoi vdekjen e 71 mijë qytetarëve jemenas për shkak të rrethimit dhe embargos.
Në njoftimin e lëshuar nga ministria e shëndetësisë thuhet se 43 mijë pacientë jemenas kanë humbur jetën për shkak të pamundësisë së kurimit jashtë vendit ndërsa 28 mijë pacientë me kancer kanë humbur jetën për shkak të embargos dhe rrethimit që pengojnë futjen e medikamenteve në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.