Mahmud Abas: padrejtësitë e Amerikës nuk do të jenë të vazhdueshme
Kryetari i AAP, Mahmud Abas, duke reaguar ndaj mbështetjes së Amerikës për ndërtimin e kolonive sioniste të regjimit sionist në territoret e pushtuara tha: Padrejtësia e Amerikës nuk do të jetë e vazhdueshme.
Mahmud Abas, kryetari i AAP, ka thënë: Populli palestinez kurrë nuk i pranon vendimet e qeverisë amerikane ashtu siç nuk ka pranuar vendimet e mëparshme. Kodsi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës që mbahet i pushtuar nga regjimi sionist dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme me palën izraelite e vërtetojnë se Kodsi është i pushtuar. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, me anë të një deklarate njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar politikat e mëparshme të ish-presidentit Barack Obama dhe ka njohur zyrtarisht si të ligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Aktualisht në rajonin BPLJ jetojnë 400 mijë kolonë sioniste dhe në Kodsin lindor jetojnë 200 mijë kolonë sionistë që sipas dispozitave ndërkombëtare është veprim I jashtëligjshëm. KS i OKB me rezolutën 2234 të vitit 2016 ka kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.