Forcat siriane çlirojnë një fshat tjetër në provincën Idlib
Forcat e ushtrisë së Sirisë ditën e diele pas luftimeve me terroristët e grupit Fronti Nusra, kanë arritur të çlirojnë fshatin Musheirfeh nga pushtimi i terroristëve në juglindje të Idlibit.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ky fshat për më shumë se 5 vite ishte mbajtur i pushtuar nga terroristët, por pas luftimeve të ashpra dhe shkaktimin e shumë dëmeve dhe humbjeve për terroristët e Frontit Nusra, forcat e ushtrisë siriane tani kanë çliruar këtë rajon. Gjatë këtyre luftimeve me dhjetëra terroristë janë arratisur në drejtim të pozicioneve të tyre në Ibdlib në veriperëndim të Sirisë.
Ushtria e Sirisë që nga muaji gusht ka çliruar rajone të gjera në provincën Idlib nga pushtimi i terroristëve dhe gjithashtu rajonet në veriperëndim të provincës Hamah nga pushtimi i terroristëve.