A synoi roja e mbretit saudit të vrasë Bin Selman?
(last modified Mon, 25 Nov 2019 15:39:44 GMT )
Nëntor 25, 2019 16:39 Europe/Tirane
  • A synoi roja e mbretit saudit të vrasë Bin Selman?

Një llogari opozitare e regjimi Al Saud pretendoi se vrasja e Abdulaziz Al-Fagham, truproja e mbretit saudit, është e lidhje me një operacion për vrasjen e Bin Selman.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në lidhje me vrasjen e dyshimtë të Abdulaziz Al-Fargham, truprojën e mbretit saudit në muajin e kaluar, janë publikuar shumë versione dhe akoma po vazhdojnë të publikohen mendime të ndryshme dhe deri më tani shumë prej personaliteteve të opozitarëve të regjimit Al Saud kanë dyshime të mëdha ndaj versioneve të publikuar nga autoritetet zyrtare.

Sipas versionit zyrtar, Abdulaziz Al-Fagham ishte vrarë nga një person me emrin Mamduh Ale Ali dhe si rezultat i një konfliktit në qytetin Xhide. Personi që e qëlloi atë, është vrarë po atë natë nga forcat e sigurisë. Shumë prej përdoruesve të sferës virtuale, vrasjen e menjëhershme të individit sulmues, është i shumë e dyshimtë dhe kanë shkruar se ndoshta shteti saudit me vrasjen e tij, ka synuar të fshehë të vërtetën.

Kësaj radhe një llogari në Twitter me emrin Al-Ahd Al-Xhedid që zbulon skandalet sekrete të familjes Saudite, ka publikuar një version të çuditshëm dhe ka shkruar se roja personale e mbretit saudit dhe personi më i afërt i tij, kishte synuar të vrasë Muhamed bin Selman.

Al-Ahd Al-Xhedid në disa postime në Twitter në fillim ka vë në dukje versione të ndryshme në lidhje me këtë vrasje dhe ka shkruar:

1 – Një ngjarje në pallatin "Al-Salam" dhe jo në shtëpinë e mikut të Al-Fagham.

2- Mamduh nuk kishte kurrfarë lidhje me vrasjen e Al-Fagham. Po, të dy janë vrarë.

3 – Përveç Al-Fagham dhe Mamduh, janë plagosur edhe disa oficerë të tjerë.

4 – Al-Fagham nuk ishte shkarkuar para se të vrisje.

Pas kësaj parathënie, Al-Ahd Al-Xhedid, ka shpjeguar versionin e vetë dhe ka shkruar se Abdulaziz Al-Fagham dhe Mamduh Ale Ali së bashku me 11  oficerë të tjerë kishin planifikuar vrasjen e Muhamed bin Selman, mirëpo forcat "Black Water" para zbatimit të planit të tyre, kishin arritur të neutralizonin këtë operacion dhe kishin vrarë Abdulaziz Al-Fagham dhe Mamduh Ale Ali dhe kishin plagosur oficerët e tjerë.

Kjo llogari shton: "Al-Fagham dhe ekipi i tij kishte arritur të kalonte rripin e parë të sigurisë dhe para se të arrinin te rripi i dytë i sigurisë, ishin përleshur me forcat e sigurisë të "Black Water". Në këto luftime nuk ishte dëmtuar Muhamed bin Selman, por zhurma e plumba ve kishte mjaftuar për ta frikësuar atë".

Al-Ahd Al-Xhedid më pas kishte shkruar se do të zbulojë informacione të tjera në lidhje me këtë operacion natyrisht të pasuksesshëm dhe do të bëjë përpjekje që t'i japë përgjigje këtyre pyetjeve se pse një person siç ishte Al-Fagham kishte synuar të vrasë Bin Selman? Çfarë ndodhi me personat e arrestuar? Si është koordinuar ky operacion dhe si është zbuluar? Dhe për çfarë arsye spekulimet për shkarkimin e Al-Fagham u publikuan disa ditë para se të vritej ai?

Pretendimi i kësaj llogarie në Twitter në lidhje me vrasjen e Al-Fagham nga forcat "Black Water" që është një kompani private amerikane e sigurisë, publikohen në kohën kur Muhamed Al-Mos'ari, opozitari saudit me qëndrim në Londër, pesë muaj para vrasjes së Al-Fagham, kishte shkruar: "O Abdulaziz Al-Fagham.... nesër një ditë Muhamed bin Selman do të zhduk ty dhe grupin tënd dhe juve do t'iu zëvendësojë me elementë kolumbian të "Black Water"".

 

Tags