Statistikat e martirëve palestinezë të Intifadës së Kodsit në muajin mars
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i9274-statistikat_e_martirëve_palestinezë_të_intifadës_së_kodsit_në_muajin_mars
Qendra për studim dhe dokumentim të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka njoftuar se 23 palestinezë janë martirizuar nga ushtria okupatore e regjimit sionist gjatë muajit mars.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2016 04:32 Europe/Tirane
  • Statistikat e martirëve palestinezë të Intifadës së Kodsit në muajin mars

Qendra për studim dhe dokumentim të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka njoftuar se 23 palestinezë janë martirizuar nga ushtria okupatore e regjimit sionist gjatë muajit mars.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Abdullah Al-Hurani, kryetari i qendrës për studim dhe dokumentim të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të shtunën në raportin mujor të saj ka bërë të ditur martirizimin e 23 palestinezëve gjatë një muaji të kaluar dhe mes tyre janë 5 fëmijë dhe dy gra. Sipas këtij raporti, 19 palestinezë janë martirizuar në postblloqet e ushtrisë së regjimit sionist. Sipas këtij raporti që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në fillim të tetorit të vitit të kaluar e deri më tani, janë martirizuar 209 palestinezë mes tyre 47 fëmijë.