Një palestinez martirizohet në burgjet e regjimit sionist
Një i burgosur palestinez në burgjet e regjimit sionist është martirizuar për shkak të neglizhencës nga trajtimit të gjendjes së tij kritike shëndetësore nga autoritetet e regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qendra për çështjet e të burgosurve palestinezë të martën ka deklaruar se organizata e burgjeve të regjimit sionist ka njoftuar për martirizimin e të burgosurit palestinez Sami Abu Dejak.
Sami Abu Dejak i burgosuri palestinez 36 vjeçar i cili ishte dënuar me burg të përjetshëm nga regjimi sionist, vuante nga sëmundje e kancerit, mirëpo megjithëkëtë regjimi sionist nuk kishte pranuar ta lirojë atë apo t’i ofrojnë shërbime të përshtatshme mjekësore.
Me martirizimin e Sami Abu Dejak, numri i të burgosurve palestinezë të cilët janë martirizuar në burgjet e regjimit sionist ka shkuar në 222 persona. Aktualisht rreth 6000 mijë palestinezë mbahen në burgjet e regjimit sionist ku në mesin e tyre janë 62 gra dhe 300 fëmijë.