Rusia është në prag të "mbylljes" së qiellit të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92747-rusia_është_në_prag_të_mbylljes_së_qiellit_të_sirisë
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO sapo kanë filluar sulmet e tyre të para hibride kundër objekteve të naftës siriane në veri të vendit, Rusia ka vendosur të shumëfishojë bateritë e raketave Pantsir në të gjithë territorin sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Rusia është në prag të

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO sapo kanë filluar sulmet e tyre të para hibride kundër objekteve të naftës siriane në veri të vendit, Rusia ka vendosur të shumëfishojë bateritë e raketave Pantsir në të gjithë territorin sirian.

Ky është një vendim shumë domethënës në një kontekst të tensioneve izraelito-ruse. Në të vërtetë, më 20 nëntor, regjimi i Tel Avivit, duke sulmuar caqet në periferi të Damaskut dhe Sirisë jugore, pretendoi se kishte mundur të "neutralizonte" bateritë e sistemit Pantsir dhe t'i parandalonte sulmet e raketa ruse. Përgjigja ruse nuk vonoi. "Forcat e armatosura ruse kanë vendosur rreth 30 bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Pantsir-S në Siri", tha eksperti ushtarak Sergei Khatylev i cituar nga Avia.Pro, një botim ushtarak rus që thotë se, deri më sot, më shumë se 30 bateri anti-ajrore Pantsir-S janë vendosur në Siri dhe janë në duart e Ushtrisë Siriane. Avia.Pro,  thotë se nuk e di qëllimin e vendosjes së kaq shumë sistemeve anti-ajrore Pantsir-S në Siri. Sidoqoftë, sipas analistëve të pyetur nga Avia.pro, Rusia me ndihmën e këtij numri mbresëlënës të sistemeve Panstir, mund  "të mbyllë një pjesë shumë të madhe të hapësirës ajrore të Sirisë".