Mbi 1400 kolonë sionist hyjnë me dhunë në Nablos të Palestinës
Burimet palestineze të mërkurën kanë njoftuar se rreth 1400 kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në qytetin Nablos me pretekst të vizitës së varrit të Hazretit Jusef a.s..
Agjencia e lajmeve VEFA e Palestinës njoftoi se hyrja e kolonëve sionist në Nablos është bërë me mbështetjen e gjerë forcave ushtarake të regjimit sionist dhe ka rezultuar në përleshjen me banorët palestinezë të këtij rajoni.
Gjithashtu me dhjetëra kolonë sionist ditën e martë në mbrëmje me një veprim provokues janë mbledhur në jug të qytetit Xhenin dhe kanë sulmuar makinat e banorëve palestinezë në rrugën Xhenin-Nablos.
Kolonët sionist gjatë këtij sulmi u kanë shkaktuar dëme serioze disa makinave të palestinezëve dhe ushtria sioniste i ka mbështetur ata gjatë këtij agresioni kundër palestinezëve.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu sot kanë sulmuar dhe bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 8 qytetarë palestinez.