Regjimi sionist vazhdon shkatërrimin e shtëpive palestineze
Forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten në orët e para të mëngjesit kanë shkatërruar katër shtëpi të palestinezëve në qytetin Bejt Kahel në veriperëndim të qytetit Al-Khalil.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist duke kryer sulme dhe bastisje në qytetin Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, këtë qytet e kanë shpallur zonë të mbyllur ushtarake.
Regjimi sionist pretendon se këta palestinezë të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë, kishin lidhje me kryerjen e operacioneve të rezistencës në muajin gusht në afërsi të rajonit Gush Atsion ku është vrarë një ushtar izraelit.
Si pasojë e sulmeve dhe bastisjeve të forcave ushtarake të regjimit sionist në qytetin Al-Khalil, kanë shpërthyer edhe përleshje mes sionistëve dhe të rinjve palestinezë dhe sioniste kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba akustike për shpërndarjen e palestinezëve.