Pse Bin Salman shkoi papritur në Abu Dhabi?
Menjëherë pas takimit me komandantin e përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjeneral Milley, i cili po udhëtonte nga Izraeli në Riad, Bin Salman nxitoi për në Emiratet e Bashkuara Arabe, për habinë e të gjithëve.
Pse zhvillohet kjo vizitë e papritur? Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman zhvilloi një vizitë të papritur në Abu Dhabi të Mërkurën (27 Nëntor). Në agjendën e bisedimeve ishin, evolucioni i marrëdhënieve midis Riadit dhe Abu Dhabit që janë prekur nga shumë mosmarrëveshje, duke përfshirë mënyrën se si të përfundojë lufta në Jemen dhe tërheqja e forcave Emirateve nga fusha e betejës në Jemen dhe pajtimi me Katarin, dhe mënyra se si duhet trajtuar Katari në Samitin e Gjirit Persik që organizohet në Dhjetor në Riad. Duke përmendur burimet lokale, mediat arabe raportojnë se vizita e Princit të Kurorës Saudite në Abu Dhabi nuk është pa lidhje me marrëdhëniet e tendosura në mënyrë të fshehtë midis Arabisë Saudite dhe Egjiptit. Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi nuk e vizitoi Riadin pas përfundimit të samitit të Mekës në fund të Ramazanit, por përkundrazi bëri një vizitë të papritur në Abu Dhabi, pas së cilës, Emiratet e Bashkuara Arabe ndanë 20 miliardë dollarë për fondin e investimeve të Egjiptit. Nga ana e tij, Abu Dhabi është zemëruar nga Riadi për hapjen, pa përfshirë partnerin Emiratas, të dialogut me lëvizjen jemenase Ansarallah për të gjetur një zgjidhje përfundimtare të luftës në Jemen. Në të vërtetë, qëllimi më thelbësor i Princit të Kurorës do të ishte ofrimi i ngushëllimeve të tij pas vdekjes së Sheik Sulltan ben Zajed al-Nahian, gjysmë vëllait të Princit të Kurorës së Emirateve. Sidoqoftë, përpjekjet saudite për të bindur bankat, kompanitë dhe Emiratet për të blerë aksionet e kompanisë Aramco dhe për të investuar miliarda dollarë për të siguruar para në thesarin saudit vazhdojnë të intensifikohen. Thesari saudit mund të ketë një deficit deri në 60 miliardë dollarë. Disa raporte paraprake tregojnë qëllimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndarë 1.5 miliardë dollarë për blerjen e aksioneve të tregtuara publikisht në bursë. Por kjo shumë mbetet nën pritshmëritë saudite. Sipas spekulimeve, Muhamed bin Salman do të udhëtojë për në Kajro pas vizitës së tij në Abu Dhabi, nëse përpjekjet e Sheik Muhamed bin Zajed çojnë në thyerjen e akullit në marrëdhëniet midis dy palëve, përkatësisht, Arabisë Saudite dhe Egjiptit. Vizita e papritur e Bin Salman në Abu Dhabi u bë disa orë pasi ai takoi gjeneralin Mark Milley, shefi i shtabit tw ushtrisw amerikane që vizitoi mbretërinë saudite, ku u diskutua për mbrojtjen dhe koordinimin ushtarak midis dy vendeve.