Përfundon takimi I komitetit kushtetues i Sirisë në Gjenevë
(last modified Sat, 30 Nov 2019 08:00:52 GMT )
Nëntor 30, 2019 09:00 Europe/Tirane
  • Përfundon takimi I komitetit kushtetues i Sirisë në Gjenevë

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB në çështjet e Sirisë, ditën e premte njoftoi përfundimin e takimit të komitetit përpilues të kushtetutës siriane në Gjenevë, ku tha se takimi ka përfunduar pas arritur asnjë rezultat.

Geir Pedersen, ka thënë: Në takimin e dytë të në Gjenevë janë kryer negociata të mira, mirëpo pa arritur ndonjë rezultat. Ahmed Kezbari, kryetar i delegacionit të qeverisë siriane në komitetin përpilues të kushtetutës së re, deklaroi se delegacioni opozitar është përgjegjës për dështimin e negociatave dhe shtoi se opozitarët kanë dhënë propozime jo-reale dhe nuk ishin serioz për negociata. Takimi i parë i komitetit përpilues të kushtetutës siriane u mbajt më 30 tetor në Gjenevë dhe në të morë pjesë 3 delegacione nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe personalitete të pavarura. Secili grup ka dërguar një ekip përfaqësues me 15 persona. Takimi tjetër me përfaqësuesit e grupeve përkatëse për përpilimin e kushtetutës u mbajt më 4 nëntor, në të cilin është analizuar dhe shqyrtuar propozimi i dhënë nga grupi përfaqësues i qeverisë siriane. Takimi tjetër i komitetit kushtetutës të Sirisë nisi punimet më 25 nëntor dhe përfundoi ditën e premte pa asnjë rezultat. Ideja e parë për krijimin e komitetit përpilues të kushtetutës siriane për herë të parë u hodh në takimin e kongresit të dialogut kombëtar të Sirisë. Takimi në fjalë u mbajt më 29-30 janar 2018 në qytetin Soçi të Rusisë. Ideja për organizimin e takimit të dialogut kombëtar u hodh në nëntor të vitit 2017 gjatë takimit të krerëve të vendeve garantuese të procesit të Astanasë. Irani në bashkëpunim me Turqinë dhe Rusinë ka nisur procesin e Astanasë për garantimin e paqes në Siri.