Bin Salman ka frikë nga CIA?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92868-bin_salman_ka_frikë_nga_cia
Arabia Saudite ka të ngjarë të mos ketë zgjidhje tjetër përveç se të drejtohet në nismën e paqes në Hormuz, të paraqitur nga Presidenti iranian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 01, 2019 21:02 Europe/Tirane
  • Bin Salman ka frikë nga CIA?

Arabia Saudite ka të ngjarë të mos ketë zgjidhje tjetër përveç se të drejtohet në nismën e paqes në Hormuz, të paraqitur nga Presidenti iranian.

Në këtë sfond, faqja e lajmeve e gazetës Al-Khalij Al-Jadeed tregon se Riadi po shqyrton me kujdes propozimet e Teheranit për paqe dhe siguri në Gjirin Persik, dhe se bisedimet sekrete midis dy palëve janë duke u zhvilluar me ndërmjetësimin e Kuvajtit, por nën heshtjen e mediave. Drejtues i bisedimeve pas dyerve të mbyllura, Zëvendësministri i Jashtëm i Kuvajtit, Khaled al-Xharallah, tha që vendi i tij kishte transmetuar mesazhe të qarta nga Teherani për Arabinë Saudite dhe Bahrejnin në lidhje me rrethanat në rajon, konfirmon Al-Khalij Al-Jadeed. Teherani beson se mosmarrëveshjet e tij me vendet arabe do të zgjidhen në një samit që ka të ngjarë të mbahet në Kuvajt. Mbetet për tu parë nëse procesi  do të jetë objekt i një pakënaqësie të fortë në Uashington dhe Tel Aviv. Dhe Al-Khalij Al-Jadeed  vazhdon: "Muhamed bin Salman, Princi i Kurorës së Arabisë Arabe, i dredhoi një takimi me Gina Haspel, Drejtore e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), duke e lejuar atë të takonte vetëm babanë e tij, Salman ben Abdelaziz. E parathënë nga Donald Trump, Presidenti i SHBA, vizita e Gina Haspel kishte në të vërtetë qëllimin për të paralajmëruar mbretin saudit dhe djalin e tij mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që po pret vetëm miratimin nga Uashingtoni të verdiktit të fundit për vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite më 2 tetor 2018 në Stamboll. Sidoqoftë, mediat saudite e pasqyruan vizitën si pjesë  e diskutimeve për interesat e përbashkëta midis Riadit dhe Uashingtonit. I frikësuar nga mundësia e zgjidhjes së krizës midis Riadit dhe Teheranit, Izraeli dhe Amerika janë aktivizuar: Izraeli si zakonisht, po hedh benzinë mbi zjarr. Dhe kjo me zërin e Mossad-it që thekson vazhdimisht se Irani do të jetë në gjendje vetëm në disa muaj të ndërtojë armë bërthamore. Pretendimet e Tel Avivit shkaktuan një valë shqetësimesh të nxehta në Riad pasi sauditët ranë nën ndikimin e fushatës amerikano-izraelite të demonizimit të Iranit. A do të kenë përsëri sukses Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në bllokimin e zgjidhjes së krizës Riad-Teheran? Nëse është kështu, javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë shumë më të vështira për Riadin.