Me qindra refugjatë sirianë kthehen në Siri
Dhjetor 03, 2019 16:02 Europe/Tirane
Qendra për pajtimin kombëtar në Siri ka njoftuar për kthimin e 670 refugjatëve të tjerë sirianë në vendbanimet e tyre.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qendra për pajtimin e kombëtar të Sirisë me anë të një deklarate, ka thënë: "Gjatë dy ditëve të kaluara me qindra refugjatë siriane janë kthyer nga Libani dhe Jordania nëpërmjet korridoreve kufitare Xhadida Jabus dhe Telkakh dhe kanë hyrë në Siri.
Në bazë të kësaj deklarate, numri i përgjithshëm i refugjatëve sirianë të cilët që nga korriku i vitit 2018, janë kthyer nga Libani dhe Siria, ka arritur në shifrën 480 mijë persona.