Me qindra emigrantë sirianë kthehen në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92923-me_qindra_emigrantë_sirianë_kthehen_në_siri
Qendra ruse e pajtimit bëri të ditur se në 2 ditët e kaluara me qindra sirianë që ishin vendosur në Liban dhe në Jordani kanë kaluar nga pikat kufitare Jadid Jabus, Telkaleh dhe Nasib dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 19:23 Europe/Tirane
  • Me qindra emigrantë sirianë kthehen në Siri

Qendra ruse e pajtimit bëri të ditur se në 2 ditët e kaluara me qindra sirianë që ishin vendosur në Liban dhe në Jordani kanë kaluar nga pikat kufitare Jadid Jabus, Telkaleh dhe Nasib dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Sipas deklaratës së kësaj qendre numri i përgjithshëm i emigrantëve sirianë që janë kthyer në vend nga 18 qershori i vitit 2018 e deri tani ka arritur në 480 mijë persona. Qendra ruse e pajtimit nëntorin e kaluar gjithashtu bëri të ditur kthimin e 933 sirianëve në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.