Arrestohet zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit
Forcat irakiane të rendit kanë arrestuar zëvendësin e Abu Bekr Bagdadi, ish kreut të grupit terrorist ISIS.
Zyra për informim e shtabit të forcave të rendit në Irak njoftoi se Abu Khaledun, zëvendësi i Abu Bekr Bahdadit është arrestuar nga policia në rajonin Havixha pjesë e provincës Kirkuk në veri të Irakut. Ky kriminel më herët ishte komandant i forcave terroriste në provincën Selahudin në veri të Irakut dhe njihej me emrin fals Shalan Abid. Grupi terrorist ISIS i kryesuar nga Abu Bekr Bagdadi vitet e fundit duke pasur mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist ka pushtuar një pjesë të madhe të Irakut dhe Sirisë dhe ka kryer krime të shumta. Ky grup terrorist jo vetëm në Irak dhe në Siri ka kryer akte terroriste edhe në shumë vende të Evropës, Azisë perëndimore dhe Afrikës.