Disa ushtarë të Turqisë vriten dhe plagosen në veri të Sirisë
Grupi "Observatori i të Drejtave të Njeriut të Sirisë" ka njoftuar për shpërthimin e një autobombe ndaj kolonës së forcave të ushtrisë së Turqisë në provincën Alepo në veri të Sirisë ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa ushtarë turq.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi s grupi "Observatori i të Drejtave të Njeriut për Sirinë" duke njoftuar këtë lajm, shtoi: "Kolonia e forcave ushtarake të Turqisë ishte duke shkuar drejt bazës "Al-Baladak" në perëndim të qytetit Xherablus, 125 km larg qytetit Alepo, kur ishte sulmuar me anë të shpërthimit të një autobombe.
Kjo është në kohën kur gjatë sulmeve artilerike të ditës së hënë që është kryer nga grupet terroriste të mbështetura nga Turqia në veri të Alepos, janë vrarë të paktën 9 civilë sirianë dhe janë plagosur 10 persona të tjerë.
Militantët e mbështetur nga Turqia janë vendosur në rajonin Afrin dhe A'zaz në veri të qytetit Alepo.