Luftime të ashpra në jug të Jemenit, pavarësisht marrëveshjes së Riadit!
(last modified Thu, 05 Dec 2019 13:54:03 GMT )
Dhjetor 05, 2019 14:54 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra në jug të Jemenit, pavarësisht marrëveshjes së Riadit!

Burimet e informimit kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra mes forcave të varura nga qeveria e në dorëheqje e Jemenit dhe forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në qytetin Abyen në jug të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes forcave të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadit dhe forcave të EBA-së në Riad të Arabisë Saudite, burimet informative kanë deklaruar se luftime të ashpra kanë filluar nga sot (të enjten) në mëngjes mes forcave të gardës presidenciale të qeverisë në dorëheqjes dhe forcave të quajtura "Al-Khazam Al-Emeni" të Emirateve të Bashkuara Arabe të cilat kanë ardhur nga rajoni Zanxhbar në drejtim të qytetit Abyen.

Rreth një muaj më parë, qeveria në dorëheqje e Mansur Hadi e varur nga Arabia saudite dhe grupi i ashtuquajtur "Këshilli Tranzitiv" i jugut të Jemenit nën mbështetjen e EBA, kanë nënshkruar një marrëveshje për t'i dhënë fund luftimeve gjatë një takimi të zhvilluar me propagandë të madhe në Riad të Arabisë Saudite.

"Këshilli Tranzitiv" i jugut të Jemenit ditën e mërkurë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në komitetin ushtarak dhe të sigurisë që është vendosur në bazë të marrëveshjes së Riadit dhe ky vendim është bërë shkak për shtimin e tensioneve në provincën Abyen.

 

Tags