Sionistët kanë shkatërruar 165 shtëpi palestineze në Kods në vitin 2019
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93012-sionistët_kanë_shkatërruar_165_shtëpi_palestineze_në_kods_në_vitin_2019
Një institut juridik në territoret e pushtuara palestineze ka deklaruar se bashkia e Kodsit që nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani, ka shkatërruar 165 shtëpi palestineze dhe akoma po vazhdon zbatimin e politikave për ndryshimin e balancimit të popullsisë në këtë qytet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2019 12:22 Europe/Tirane
  • Sionistët kanë shkatërruar 165 shtëpi palestineze në Kods në vitin 2019

Një institut juridik në territoret e pushtuara palestineze ka deklaruar se bashkia e Kodsit që nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani, ka shkatërruar 165 shtëpi palestineze dhe akoma po vazhdon zbatimin e politikave për ndryshimin e balancimit të popullsisë në këtë qytet.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se instituti juridik "Beteslim" të premten ka deklaruar se bashkia e Kodsit po merr shuma të madha parash nga pronarët e shtëpive si shpenzime për prishjen e shtëpive palestineze dhe pikërisht për këtë arsye disa palestinezë janë detyruar vetë të shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

Kerim Xhibran, zëdhënësi i organizatës juridike "Beteslim", ka deklaruar se forcat pushtuese sioniste kanë konfiskuar shumë toka palestineze dhe shumicën e këtyre tokave i kanë shpallur toka të pabanuara ose zona të mbrojtura natyrore ose historike dhe në këtë mënyrë shumë prej palestinezëve i kanë dëbuar me dhunë nga tokat e tyre.