Sionistët kanë shkatërruar 165 shtëpi palestineze në Kods në vitin 2019
Një institut juridik në territoret e pushtuara palestineze ka deklaruar se bashkia e Kodsit që nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani, ka shkatërruar 165 shtëpi palestineze dhe akoma po vazhdon zbatimin e politikave për ndryshimin e balancimit të popullsisë në këtë qytet.
Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se instituti juridik "Beteslim" të premten ka deklaruar se bashkia e Kodsit po merr shuma të madha parash nga pronarët e shtëpive si shpenzime për prishjen e shtëpive palestineze dhe pikërisht për këtë arsye disa palestinezë janë detyruar vetë të shkatërrojnë shtëpitë e tyre.
Kerim Xhibran, zëdhënësi i organizatës juridike "Beteslim", ka deklaruar se forcat pushtuese sioniste kanë konfiskuar shumë toka palestineze dhe shumicën e këtyre tokave i kanë shpallur toka të pabanuara ose zona të mbrojtura natyrore ose historike dhe në këtë mënyrë shumë prej palestinezëve i kanë dëbuar me dhunë nga tokat e tyre.