Turqia vendos një milion refugjatë sirian në zonën e sigurt!
(last modified Tue, 10 Dec 2019 14:28:31 GMT )
Dhjetor 10, 2019 15:28 Europe/Tirane
  • Turqia vendos një milion refugjatë sirian në zonën e sigurt!

Presidenti i Turqisë ka bërë të ditur vendimin e tij për vendosjen e një milion refugjatëve sirianë në zonën e sigurt në dy qytete Tel Abjad dhe Ra'sul-Ajn në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të hënën në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv TRT, deklaroi se vendi i tij synon që të paktën një milionë refugjatë sirianë t'i vendosë në një rajon të ashtuquajtur "Zona e Sigurt" në veti të Sirisë të cilën forcat ushtarake të Turqisë e kanë pushtuar atë gjatë operacioneve të fundit.

Erdogan ka theksuar se nëse aleatët e Turqisë nuk do të ndihmojnë vendosjen e refugjatëve sirianë në këtë zonë, Ankaraja do t'i sigurojë vetë shpenzimet.

Turqia dhe rebelët sirianë aleatë të Turqisë kanë kryer operacione ushtarake kundër militantëve kurd YPG-s të cilët Ankaraja i quan grup terrorist.

Turqia pasi ka pushtuar një rajon brenda në territorin e Sirisë në një vijë të gjatë 120 kilometra dhe të gjerë 30 kilometra që fillon nga qyteti Ra'sul-Ajn e vazhdon deri në qytetin Tel Abjad, ka nënshkruar marrëveshje të veçanta me Amerikën dhe Rusinë me qëllim të ndërprerjes së operacioneve të saj ushtarake.

 

Tags