Kostoja e luftës së Izraelit
Sipas të dhënave nga mediat sioniste, regjimi izraelit ka më shumë se 57.227 invalidë lufte.
Të dhënat e zbuluara nga gazeta sioniste Maariv se më shumë se 57,000 invalidë lufte janë regjistruar në ushtrinë izraelite, tregon se sa të rënda janë humbjet njerëzore, por edhe ato materiale të shkaktuara nga luftëtarët e boshtit të Rezistencës. Këto janë dështime që sionistët me disfatizëm po përpiqen t'i mbulojnë, tha kanali televiziv irakian Al-Ahad të hënën, 16 dhjetor. Sipas Ministrisë së Çështjeve Ushtarake të Izraelit, 57.227 persona me aftësi të kufizuara janë regjistruar dhe po kalojnë trajtim rehabilitimi në departamentin e ushtrisë. Midis tyre, 591 vuajnë nga një shkallë e lartë e aftësisë së kufizuar. I njohur si "Shkëmbi i ngurtë", operacioni më i fundit ushtarak izraelit, përfshirë operacionet tokësore, la 817 ushtarë të plagosur. Pas operacionit të lartpërmendur, departamenti i rehabilitimit të ushtrisë izraelite, i konsideroi 588 ushtarë izraelitë si "invalidë lufte", ndërsa Ministria e Çështjeve Ushtarake të Izraelit pranoi se rreth 5,000 ushtarë dhe invalidë lufte vuajnë nga çrregullime mendore të shkaktuara nga stresi.