Ushtria siriane vret disa terroristë në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93278-ushtria_siriane_vret_disa_terroristë_në_idlib
Me dhjetëra terroristë të grupeve takfiristë janë vrarë gjatë sulmit të ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2019 12:23 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vret disa terroristë në Idlib

Me dhjetëra terroristë të grupeve takfiristë janë vrarë gjatë sulmit të ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjatë një operacioni të përbashkët të ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë kundër pozicioneve të terroristëve Fronti Nusra, Herasudin dhe Ensaru-Teohid në jug dhe juglindje të provincës Idlib, janë vrarë mbi 40 terroristë takfirist.

Gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar disa pozicione dhe qendra trajnuese dhe komanduese të këtyre grupeve terroriste.

Ushtria e Sirisë ditën e hënë gjithashtu ka sulmuar pozicionet e terroristëve të Frontit Nusra në disa rajone të provincës Idlib dhe ka vrarë dhe plagosur me dhjetëra terrorist.

Operacionet përgatitore të ushtrisë së Sirisë konsiderohet hyrje në operacionet më të mëdha të ushtrisë siriane gjatë disa muajve të fundit kundër pozicioneve të terroristëve në jug dhe juglindje të provincës Idlib.

Ushtria siriane po përgatitet për spastrimin e terroristëve të mbetur nga ISIS dhe grupet e tjera takfiriste në rajonet veriore të këtij vendi duke përfshirë edhe provincën Idlib.