Mbrojtja Ajrore Siriane befasoi izraelitët
(last modified Mon, 23 Dec 2019 19:44:22 GMT )
Dhjetor 23, 2019 20:44 Europe/Tirane
  • Mbrojtja Ajrore Siriane befasoi izraelitët

Një natë drithëruese për Mbrojtjen Ajrore të fuqishme të integruar siriane e cila mbulon tërë qiellin nga veriu në jug përballë raketave dhe dronëve të armikut: Raketat izraelite të shkrepura nga qielli i Saidas në jug të Libanit, u kapën me forcë natën e së dielës në të hënën nga Mbrojtja Ajrore Siriane, njoftoi rrjeti informativ Al Mayadeen.

Pesë raketat që janë shkatërruar, me siguri që janë gjuajtur në drejtim të aeroportit strategjik T4, ku janë vendosur tani, sipas burimeve jozyrtare, bateritë e sistemeve anti-raketore iraniane Bavar 373 dhe njësitë ruse të mbrojtjes ajrore. Raketat izraelite si gjithmonë e kanë humbur objektivin e tyre, tha nga ana e saj faqja ruse e specializuar në çështjet ushtarake, Avia.pro. Një prej raketave u interceptua dhe u shkatërrua mbi Rif  Damask në rajonin Akraba, të shënjestruar gushtin e kaluar nga Izraeli, i cili pësoi një goditje hakmarrëse disa javë më vonë gjatë një sulmi të Hezbollahut. Al-Mayadeen raportoi për fluturimin në lartësi të ulët në rajonin Saida të avionëve luftarakë izraelitë pak para sulmit izraelit. Ky sulm ndodhi menjëherë pasi Mbrojtja Ajrore Siriane interceptoi dhe shkatërroi një dron zbulimi në qiellin e rajonit Xhabalah në Latakia në bregdetin veriperëndimor sirian. Disa kilometra më larg, një sulm tjetër me dron shënjestroi përsëri aeroportin ushtarak të rajonit Hama në mbrëmjen e së Dielës, duke përfshirë dronët kamikazë. Mbrojtja Ajrore Siriane gjithashtu u aktivizua në Al-Salmiya Perëndimore duke qëlluar dhe rrëzuar një tjetër dron armik. Detajet e këtyre sulmeve me dronë që duket se përfshijnë amerikanët, NATO-n dhe Izraelin ende nuk janë publikuar. Aeroporti ushtarak në Hama, një nga bazat më të mëdha ajrore të Sirisë, ishte në shënjestër dy javë më parë nga dronët vetëvrasës, por bateria e raketave Pantsir i shkatërroi dronët e armikut. Ndërkohë, me ritmin me të cilin po zhvillohen operacionet në Idlib, Ushtria Siriane dhe aleatët e saj së shpejti do të dalin ballë për ballë me entitetin sionist. Tel Avivi, pra, do të ketë dy mundësi: të përballet me faktet dhe të pranojë humbjen në Siri, ose të luftojë drejtpërdrejt me një nga shtyllat e Boshtit të Rezistencës. Por të dy opsionet do të sjellin pasoja katastrofike për entitetin sionist, pasi që stabiliteti i shtetit Sirian tani është përparësi jo vetëm për Boshtin e Rezistencës, por edhe për Rusinë. Në Rusi disa rryma tani kërkojnë kategorikisht dënimin e Izraelit. Kjo është shumë e keqe për Tel Avivin kur dihet që Pentagoni u dha urdhra të rreptë forcave amerikane për të shmangur çdo përplasje, qoftë me rusët, iranianët apo edhe me turqit.