Siria: Damasku nuk është i interesuar për negociata me Ankaranë
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se duke marrë parasysh agresionin ushtarak të Turqisë dhe pushtimin e territoreve të Sirisë nga forcat turke, Damasku nuk është i interesuar për negociata me Ankaranë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Valid Moalem, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, në një intervistë me kanalin televiziv Russia Al-Jeum, tha: “Qeveria e Turqisë nuk ka zbatuar zotimet e saj në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Rusinë në lidhje me Sirinë”.
Moalem gjithashtu në lidhje me lëvizjet e Amerikës në rajonet lindore të Sirisë dhe dislokimit të forcave ushtarake amerikane në këto rajone, tha: “Amerika po përdor grupin terrorist ISIS si pretekst për të vazhduar pushtimin e puseve naftore të Sirisë”.
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë shtoi: “Amerika po përdor pretekstin e ISIS dhe po mbështet krerët e këtij grupi terrorist, sepse investimi në terrorizëm është prej parimeve stabile të politikës së Amerikës”.