Jemeni kritikon pjesëmarrjen e Francës në agresionin kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93505-jemeni_kritikon_pjesëmarrjen_e_francës_në_agresionin_kundër_jemenit
Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit deklaroi se shitja e armëve të prodhimit të Francës Arabisë Saudite, konsiderohet krim tjetër ashtu si krimet e Amerikës dhe Anglisë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2019 12:26 Europe/Tirane
  • Jemeni kritikon pjesëmarrjen e Francës në agresionin kundër Jemenit

Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit deklaroi se shitja e armëve të prodhimit të Francës Arabisë Saudite, konsiderohet krim tjetër ashtu si krimet e Amerikës dhe Anglisë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, vuri në dukje përdorimin e armëve të prodhimit francezë nga sauditët për kryerjen e sulmeve kundër Jemenit dhe deklaroi: "Qeveria e Francës ka mbyllur sytë e vetë përball kontratave për shitblerjen e armatimeve me koalicionit agresor të Arabisë Saudite".

Si pasojë e sulmeve me artileri të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në tregun Al-Rraku në provincën Sa'de të Jemenit, të paktën 38 persona janë vrarë dhe plagosur.

Ndërkohë Kang Jung, ambasadori i Kinës në Jemen, deklaroi: "Amerika dhe shtetet perëndimor po bëjnë përpjekje të krijojnë probleme në marrëdhëniet mes Kinës me Jemenin dhe me vendet e tjera arabe dhe islame".

Kohë më parë si pasojë e rrëzimit të një droni kinez në veriperëndim të Jemenit, Muhamed Ali Al-Huthi ka deklaruar se shitja e dronëve të prodhimit kinez koalicionit agresor saudit është në kundërshtim me qëndrimin e qeverisë së Kinës kundër agresionit ushtarak ndaj Jemenit.