Su-57 tmerron terroristët në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93511-su_57_tmerron_terroristët_në_siri
Këtë javë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se forcat ajrore ruse kishin shënjestruar bazat terroriste në Siri duke përdorur një avion luftarak Su-57.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2019 18:13 Europe/Tirane
  • Su-57 tmerron terroristët në Siri

Këtë javë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se forcat ajrore ruse kishin shënjestruar bazat terroriste në Siri duke përdorur një avion luftarak Su-57.

Sipas gazetës libaneze Al-Masdar News, avioni luftarak rus Su-57 ka goditur fortesat terroriste në territorin sirian. "Su-57 i pajisur me raketa dhe bomba të reja bombardoi fortesat e terroristëve që veprojnë në Siri duke shkaktuar tmerr në radhët e terroristëve," deklaroi Ministri rus i Mbrojtjes i cili foli të mërkurën më 25 dhjetor në takimin e fundvitit të Ministrisë së Mbrojtjes në prani të Presidentit rus Vladimir Putin. Sipas raporteve të fundit nga fronti në Idlib, ushtria Siriane po afrohet me shpejtësi në postin vëzhgues turk që ndodhet afër fshatit Maar Hattat. Ushtria Siriane ka përparuar gjithashtu përgjatë rrugës Idlib-Hama ndërsa përpiqet të sigurojë të gjithë rrugën midis qyteteve Khan Sheikhun dhe Maarat al-Numan. Ky avancim vjen mes spekulimeve për një armëpushim të përtërirë në provincën Idlib pasi Këshilltari Presidencial turk Ibrahim Kalin u takua me zyrtarët rusë për të diskutuar një ndërprerje të mundshme të luftimeve në këtë front.