Vriten dhjetë ushtarë afganë nga sulmi i militantëve talibanë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93550-vriten_dhjetë_ushtarë_afganë_nga_sulmi_i_militantëve_talibanë
Dhjetë ushtarë afganë janë vrarë në një sulm nga talibanët në provincën Helmand ku ndodhet baza ushtarake e ushtrisë, raportuan autoritetet të shtunën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2019 12:46 Europe/Tirane
  • Vriten dhjetë ushtarë afganë nga sulmi i militantëve talibanë

Dhjetë ushtarë afganë janë vrarë në një sulm nga talibanët në provincën Helmand ku ndodhet baza ushtarake e ushtrisë, raportuan autoritetet të shtunën.

Një eksplodim i fuqishëm ka goditur bazën ushtarake duke vazhduar me shkëmbim me armë zjarri. Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yusouf Ahmadi, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke shtuar se grupi ka konfiskuar armë dhe municion.

Talibanët kanë prezencë të madhe në provincën Helmand. Ata kanë rritur sulmet në ditët e fundit ndaj bazave ushtarake afgane në disa provinca.Javën e kaluar, gjashtë ushtarë afganë u vranë si pasojë e shpërthimit të një veture të mbushur me bomba. Talibanët kishin marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët talibanë vazhdojnë të kryejnë sulme që kanë për cak ushtrinë afgane dhe amerikane – edhe pse aktualisht janë në bisedime për paqe me të dërguarin e SHBA-së, për të ndërprerë konfliktin në Afganistan.