Irak: Hashd Shaabi zmbrapsi një sulm të ISIS në qytetin Mosul
Forcat e Mobilizimit Popullor Irak (Hashd Shaabi) mbrëmjen e së Shtunës neutralizuan një sulm nga elementë të grupit terrorist ISIS në jug të Mosulit, qendra e provincës veriore Ninawa.
Në një deklaratë, "Hashd Shaabi" tha se forcat e Brigadës së 44-të zmbrapsën sulmin nga elementë të grupit terrorist ISIS në zonën e "Al-Hadr" në jugut të Mosulit dhe i detyruan terroristët të largoheshin. Ditët e fundit zona të ndryshme të Irakut kanë qenë dëshmitarë të disa sulmeve terroriste. Sipas mediave irakiane, elementët e fshehur të grupit terrorist ISIS javët e fundit, trazirat në Irak i kanë shfrytëzuar për t'u përgatitur për sulme të reja në pjesë të ndryshme të vendit. Disa provinca irakiane javët e fundit kanë qenë dëshmitare të protestave ndaj situatës së pamjaftueshme të shërbimit publik, mungesës së mundësive për punë dhe korrupsionit, por protestat janë bërë të dhunshme ditët e fundit ku me dhjetëra persona janë vrarë dhe plagosur. Batalionet e Hezbullahut irakian njoftuan kohët e fundit se qeveria amerikane dhe regjimi sionist janë të përfshirë në trazirat e fundit në Irak për shkak të pakënaqësisë së tyre me politikat e Bagdadit.