Hashd Shaabi dhe Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93585-hashd_shaabi_dhe_amerika
Bazat e Hashd Shaabi në rajonin Kaem të provincës Anbar në Irak, u shënjestruan të Dielën (29 Dhjetor) nga dronët amerikanë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2019 08:42 Europe/Tirane
  • Hashd Shaabi dhe Amerika

Bazat e Hashd Shaabi në rajonin Kaem të provincës Anbar në Irak, u shënjestruan të Dielën (29 Dhjetor) nga dronët amerikanë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë vepruar kundër Hashd Shaabi.   Amerika dhe aleatët e saj kanë akuzuar vazhdimisht Hashd Shaabi për plaçkitje, korrupsion moral dhe sektarizëm, duke vënë në dyshim rolin e tij në luftën kundër terrorizmit ISIS dhe në disa raste kanë kryer sulme ushtarake kundër tij. Pyetja e rëndësishme është, se cilat janë shkaqet e armiqësisë së Amerikës ndaj Shaabit? Faktori i parë dhe kryesor në këtë armiqësi mund të përshkruhet identiteti antagonist i Hashd Shaabi me ShBA. Hashd Shaabi është një faktor "mobilizues popullor" në Irak i cili shfrytëzon aftësinë e tij për t'u "mobilizuar" për qëllime të orientuara nga rezistenca në rajon, ndërsa Amerika është armiku kryesor i rezistencës. Me identitetin e tij "rezistues", Hashd Shaabi kundërshton çdo ndërhyrje të SHBA në rajon në përgjithësi dhe në Irak në veçanti. Përmes bazave të tij në Kaem, baza më e afërt me bazën Ein Asadin të SHBA, Hashd Shaabi është duke kontrolluar ecurinë e lëvizjeve të trupave amerikane midis Irakut dhe Sirisë dhe kjo kufizon forcat amerikane. Hashd Shaabi është afër me Republikën Islamike të Iranit, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë armiku më i rëndësishëm i Iranit në botë. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pas sulmit të së dielës kundër pozicioneve të Hashd Shaabi deklaroi se njësitet e Hezbollahut të Irakut kanë lidhje të ngushta me Iranin. Arsyeja e dytë e armiqësisë së Amerikës ndaj Shaabit është mbrojtja e interesave të regjimit sionist. Prania dhe forca e Hashd Shaabit në Irak nënkupton forcimin e pozitës së grupeve të rezistencës në rajon që bie ndesh me interesat izraelite, aleati më i rëndësishëm i Amerikës në Azinë Perëndimore. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm Izraelit Yisrael Katz përshëndeti sulmin e SHBA ndaj Hashd  Shaabi, duke e përshkruar atë si një pikë kthese. Arseja e tretë e armiqësisë së Amerikës ndaj Hashd Shaabit është parandalimi i marrjes së pushtetit në strukturën irakiane. Përveç Shteteve të Bashkuara edhe Izraeli dhe Arabia Saudite janë ndër kundërshtarët më të rëndësishëm të Hashd -Shaabi. Megjithëse Hashd Shaabi është një faktor arab në Irak, Arabia Saudite ka një pikëpamje të ngjashme ndaj Hashd Shaabit, ashtu si Hezbollahun në Liban, Lëvizjen e Rezistencës Islame Palestineze dhe lëvizjen Ansarullah të Jemenit, të cilët i konsideron si kundërshtarë të vetes. Pra, SHBA po përpiqet që faktorët arabë që nuk janë në përputhje me politikën Saudite, të mos rriten dhe të mos zhvillohen. Arsyeja e katërt është se Hashd Shaabi ka një vullnet të fortë për të luftuar terroristët e ISIS-it në Irak, ndërsa Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk po ndjekin eliminimin e ISIS-it, por gjithashtu po kërkon të fusë elementët e ISIS-it nga Siria në Irak. Baza e Hashd Shaabi në Kaem, e cila u vu në shënjestër të dronëve amerikanë të dielën në mbrëmje, më herët ishte një vend frymëmarrje për ISIS-in në Irak. Të marra së bashku, këto arsye i shtynë Shtetet e Bashkuara të etiketojnë dhe kryejnë operacione ushtarake kundër Hashd Shaabi.