Amerika ka hapur dyert e ferrit për vete në Irak!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93597-amerika_ka_hapur_dyert_e_ferrit_për_vete_në_irak!
Kryeredaktori i gazetës "Ra'jul-Jeum" ka theksuar se Amerika me bombardimin e pozicioneve të forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut në perëndim të provincës Anbar, më realitet ka hapur dyert e ferrit për forcat e saj në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2019 13:51 Europe/Tirane
  • Amerika ka hapur dyert e ferrit për vete në Irak!

Kryeredaktori i gazetës "Ra'jul-Jeum" ka theksuar se Amerika me bombardimin e pozicioneve të forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut në perëndim të provincës Anbar, më realitet ka hapur dyert e ferrit për forcat e saj në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Abdulbari Atuan në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin ka thënë se sulmet e natës së kaluar të Amerikës në Irak janë bërë pas vizitës sekrete të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit në Irak dhe theksoi: "Amerika me bombardimin e pozicioneve të forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut në perëndim të provincës Anbar, në realitet ka hapur dyert e ferrit për vete. Amerika ka treguar se nuk i njeh mirë irakianët. Irakianët tani thonë se do të shkatërrojë bazat e Amerikës në këtë vend dhe populli i Irakut do t'a zbatojë në veprim këtë kërcënim".

Atuan në vazhdim ka thënë: "Amerika në Irak ka dështuar dhe në vitin 2011, përball sulmeve të rezistencës, është detyruar të tërhiqet me poshtërim nga ky vend. Ky sulm, është agresion kundër të gjithë popullit të Irakut dhe kundër të gjithë umetit arab dhe umetit islam. Ky agresion i Amerikës është kryer pas udhëtimit sekret të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, në Irak. Mike Pompeo në mënyrë sekrete ka shkuar në bazën Ajnul-Asad që të bëjë përgatitjen e këtij agresioni. Këto sulme kundër forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi është i paligjshëm dhe provokues. Mirëpo betohem në Zot se Amerika ka hapur dyert e ferrit për vete. Forcat ushtarake amerikane do të pësojnë disfatë dhe do të largohen nga Iraku".

Pompeo sikur macja fshehurazi ka hyr në Irak

Mike Pompeo pa koordinim dhe pa marrë leje nga qeveria legjitime e Irakut, ka shkuar në Irak. Qeveria e Irakut e cila thekson respektimin e sovranitetit kombëtar të këtij vendi, nuk ka qenë e informuar fare për vizitën e Pompeo. Shefi i DASH sikur macja në mënyrë të fshehur ka hyr në Irak dhe po në këtë mënyrë është larguar nga ky vend dhe ka përgatitur sulmin kundër forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi të cilat janë pjesë e forcave të armatosura të Irakut".

Kryeredaktori i gazetës "Ra'jul-Jeum theksoi: "Sipas mendimit time, beteja e vërtetë për të dëbuar forcat amerikane nga Iraku, tani ka filluar në mënyrë të vërtetë. Të gjitha forcat amerikane duhet të largohen nga i gjithë territori i Irakut. Të gjitha bazat amerikane do të shndërrohen në objektiva për sulme. Sulmi që është kryer kundër bazës "K-1" në Kirkuk, është kryer me raketa shumë të sakta dhe kjo çështjeje është bërë shkak që amerikanët t'a humbin mendjen e tyre. I gjithë populli i Irakut duhet të mbështesin rezistencën për t'i dëbuar amerikanët agresor nga Iraku".

Amerika gjithnjë ka pësuar disfatë në Irak

Abdulbari Atuan në fund theksoi: "Unë mendoi se tani ka filluar numërimi mbrapsht i orës për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku. Nuk e konsideroi të largët që Donald Trump, presidenti i Amerikës, duke pranuar disfatën, të deklaroi largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Irakut. Amerika e ka furu vetën në një luftë e cila do të përfundojë me disfatën e këtij vendi. Do të jemi dëshmitar të zgjerimit të kësaj lufte. Populli i Irakut duhet të bashkohet më shumë se në të kaluarën kundër Amerikës. Iraku gjithnjë ka qenë sfidë e madhe për Amerikës. Amerika ka humbur 6 miliardë dollarë në luftën e Irakut. Mbi 4000 ushtarë amerikan janë vrarë në Irak dhe mbi 33000 të tjerë janë plagosur. Uashingtoni pa realizuar asnjë prej qëllimeve të tij, u detyrua të largohet nga Iraku".