Varrimi i martirëve të Hashd Shaabi në Irak
Trupat e martirëve të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, të cilët u martirizuan për shkak të sulit të Amerikës, janë varrosur në një ceremoni të organizuar në Bagdad kryeqytetin e Irakut.
Komanda e forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak me anë të një deklarate drejtuar popullit irakian prej tij kërkoi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të martirëve heronj dhe mbrojtës të territorit të Irakut nga terroristët e ISIS të cilët u martirizuan për shkak të një sulmi të padrejtë nga Amerikës. Bazat e Hashd Shaabi në rajonin Kaem të provincës Anbar në Irak, u shënjestruan të Dielën (29 Dhjetor) nga dronët amerikanë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona. Sipas një njoftimi të Pars Today, dronët amerikanë sulmuan njësitet 45 dhe 46 të forcës Hashd Shaabi në rajonin Kaem në afërsi të kufirit mes Irakut dhe Sirisë duke martirizuar 25 dhe plagosur 51 pjesëtarë të kësaj force të mobilizimit popullor. Grupet dhe partitë politike në Irak dënuan këtë sulm dhe atë e quajtën shkelje të sovranitetit të Irakut. Edhe regjimi sionist ka sulmuar disa herë pozicionet dhe bazat e Hashd Shaabi në Irak. Amerika dhe regjimi sionist pas suksesit të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në luftën kundër grupeve terroriste në rajon, janë duke shtuar presionet e tyre kundër kësaj force. Hashd Shaabi në vitin 2014 u krijua pas dekretit fetar të Ajetollah Sistani, lideri i madh shiit i Irakut dhe në vitin 2016 mori aprovimin e parlamentit irakian që të jetë pjesë e forcave të armatosura të Irakut.