Lëvizja “Al-Nexheba’e” kërkon largimin e ushtarakëve amerikanë nga Iraku
Zv/shefi i lëvizjes “Al-Nexheba’e” e Irakut ka kërkuar miratimin e ligjit për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nasr Al-Shamri, zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Al-Nexheba’e” të Irakut, deklaroi se largimi i forcave ushtarake amerikane nga Irakut është rruga më e rëndësishme për t’i dhënë fund komploteve të Uashingtonit kundër Irakut dhe shtoi: “Bazat amerikane në kufi të Irakut me Sirinë janë krijuara për këtë qëllim që të jenë mbështetje për grupet dhe lëvizjet e lidhura me grupin terrorist-takfirist ISIS”.
Vlen të theksohet se dronët amerikanë të dielën në mbrëmje kanë sulmuar pozicionet e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut në qytetin Kaem në kufi me Sirinë dhe kanë vrarë 25 persona dhe kanë plagosur 51 të tjerë.