Vazhdon protesta përpara ambasadës së Amerikës në Irak
Me mijëra qytetarë irakianë të cilët që nga dita e kaluar janë mbledhur në tubim protestues para ambasadës amerikane në Bagdad për t’a dënuar sulmin ajror të Amerikës kundër pozicioneve të forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, edhe sot kanë vazhduar protestën e tyre për të dytën ditë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, qytetarët irakianë edhe sot (të mërkurën) për të dytën ditë kanë vazhduar protestat e tyre kundër sulmit të fundit të Amerikës ndaj forcave Hashd Sha’bi dhe janë tubuar para ambasadës së Amerikës në Bagdad.
Ambasada e Amerikës në Bagdad të martën më 31 dhjetor është përballur me protestat e mijëra qytetarëve irakianë të cilët pas varrimit të dëshmorëve të sulmit të fundit, janë mbledhur para ambasadës amerikane dhe kanë dënuar veprimet terroriste të Amerikës.