Aventurizmi i rrezikshëm i SHBA në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93644-aventurizmi_i_rrezikshëm_i_shba_në_irak
Një analist irakian në një artikull të hollësishëm ka shqyrtuar objektivat e fshehta të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër pozicioneve të Njësive Popullore të Mobilizimit (Hashd al-Shaabi) në perëndim të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2020 17:17 Europe/Tirane
  • Aventurizmi i rrezikshëm i SHBA në Irak

Një analist irakian në një artikull të hollësishëm ka shqyrtuar objektivat e fshehta të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër pozicioneve të Njësive Popullore të Mobilizimit (Hashd al-Shaabi) në perëndim të Irakut.

Soheil al-Abidi beson se gjithçka filloi me inagurimin nga kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi i vendkalimit kufitar al-Kaim-Abu-Kamal midis Irakut dhe Sirisë, i cili ka zemëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin . Sipas tij, ishin amerikanët ata që e shtynë kryeministrin irakian të jepte dorëheqjen. "Dorëheqja e Adel Abdul Mahdi u kërkua nga Shtetet e Bashkuara, të cilat u përpoqën të destabilizojnë qytetet e Irakut dhe të krijojnë kaos në vend. Uashingtoni vazhdon planet e tij për të ndarë provincën al-Anbar nga Iraku me ndihmën e elementëve të tij në këtë rajon për të legjitimuar praninë ushtarake të trupave të tij njësoj siç bëri në Siri në zonat e kontrolluara nga kurdët " , thotë analisti irakian. Al-Abidi thotë se nuk duhet të harrohet puna e Abdul Mahdi që zemëroi Shtetet e Bashkuara. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër skenarëve amerikanë për krijimin e kaosit dhe ndarjen e Al-Anbar nga Iraku. "Shtetet e Bashkuara synojnë burimet e naftës në Irak. Për më tepër, krahina e al-Anbar gëzon një situatë shumë të ndjeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dhe objektivi i tyre është të vendosen atje. Bombardimi i pozicioneve të Hashd al-Shaabit në al-Kaem në provincën al-Anbar mund të analizohet në të njëjtin kontekst, "përfundoi analisti irakian. Pas këtyre sulmeve, shumë grupe dhe lëvizje politike kanë dënuar dhe denoncuar Shtetet e Bashkuara për shkeljen e sovranitetit të Irakut. Tashmë shumica e grupeve politike të Irakut po kërkojnë mbylljen e ambasadës amerikane në Bagdad dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.