Mbi 800 refugjatë sirianë kthehen në vendin e tyre
Qendra për pajtim e Rusisë në Siri ka njoftuar për kthimin e 853 refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre nga vendet fqinjë të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Qendra për Pajtim e Rusisë në Siri ditën e mërkurë deklaroi se gjatë 24 orëve të kaluara 352 refugjatë sirianë janë kthyer nga Libani dhe 501 refugjatë sirianë janë kthyer nga Jordania në vendbanimet e tyre në Siri.
Me suksesin e ushtrisë së Sirisë në thyerjen e terroristëve dhe në vendosjen e sigurisë relative në këtë vend, refugjatët sirianë po kthehen për çdo ditë në vendbanimet e tyre.
Kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre me qëllim ndryshimin e ekuacioneve të zhvillimeve të Sirisë në favor të regjimit sionist.