Mbi 800 refugjatë sirianë kthehen në vendin e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93658-mbi_800_refugjatë_sirianë_kthehen_në_vendin_e_tyre
Qendra për pajtim e Rusisë në Siri ka njoftuar për kthimin e 853 refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre nga vendet fqinjë të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2020 11:42 Europe/Tirane
  • Mbi 800 refugjatë sirianë kthehen në vendin e tyre

Qendra për pajtim e Rusisë në Siri ka njoftuar për kthimin e 853 refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre nga vendet fqinjë të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Qendra për Pajtim e Rusisë në Siri ditën e mërkurë deklaroi se gjatë 24 orëve të kaluara 352 refugjatë sirianë janë kthyer nga Libani dhe 501 refugjatë sirianë janë kthyer nga Jordania në vendbanimet e tyre në Siri.

Me suksesin e ushtrisë së Sirisë në thyerjen e terroristëve dhe në vendosjen e sigurisë relative në këtë vend, refugjatët sirianë po kthehen për çdo ditë në vendbanimet e tyre.

Kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre me qëllim ndryshimin e ekuacioneve të zhvillimeve të Sirisë në favor të regjimit sionist.