Amerika pezullon trajnimin e forcave irakiane
Mesa duket Amerika dhe aleatët e saj kanë dhënë urdhër për pezullimin e trajnimit të forcave irakiane, menjëherë pasi kanë martirizuar me një sulm ajror gjeneral Kasem Sulejmani.
Ushtria gjermane në një lajm për Reuteres ka deklaruar se Amerika dhe aleatët e saj për shkak shtimit të kërcënimeve pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, ka pezulluar trajnimin e forcave amerikane. Sipas letrës që ushtria gjermane i ka dërguar parlamentit, komandanti amerikan Peth White ka marrë vendim të ruajë sigurinë e forcave të huaja në Irak sesa të merret me trajnimin e forcave irakiane. Vendimi i marrë nga komandanti amerikan është i detyrueshëm për tu zbatuar nga të gjitha forcat e huaja partnere të Amerikës në Irak. Numri i trupave ushtarake gjermane të dislokuar në Irak arrin në 120 forca. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare, u martirizua pas një sulmi agresor dhe terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.