Sulmohen forcat e Hashd Shaabit në veri të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93717-sulmohen_forcat_e_hashd_shaabit_në_veri_të_bagdadit
Forcat Hashd Shaabi në afërsi të kampit Taxhi, janë sulmuar nga ajri, bën të ditur agjencia Reuters e lajmeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2020 05:31 Europe/Tirane
  • Sulmohen forcat e Hashd Shaabit në veri të Bagdadit

Forcat Hashd Shaabi në afërsi të kampit Taxhi, janë sulmuar nga ajri, bën të ditur agjencia Reuters e lajmeve.

Një prej autoriteteve të ushtrisë irakiane njoftoi se në këtë sulm ajror kundër forcave Hashd Shaabi në veri të Bagdadit, 6 pjesëtarë të këtyre forcave janë martirizuar dhe 3 të tjerë janë plagosur. Thuhet se dy nga tre automjetet e forcave Hashd Shaabi kanë shpërthyer dhe kanë marrë flakë dhe për pasojë 6 pjesëtarë janë martirizuar. Sulmi ka ndodhur sot pas mesnate në orën 01:30 sipas orës lokale.