Qytetarët irakianë theksojnë largimin e terroristëve amerikanë nga rajoni
Me qindra mijëra qytetarë irakianë kanë marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të kufomës së martirëve të sulmit terrorist të Amerikës dhe kanë përkujtuar veprën dhe sakrificën e tyre në luftën kundër terrorizmit të ISIS dhe të Amerikës.
Ditën e shtunë me qindra mijëra qytetarë irakianë ditën e shtunë dhe të diele kanë marrë pjesë në ceremonitë e funeralit të martirëve të sulmit terrorist të Amerikës që janë organizuar në Kazemejn, Bagdad, Qerbela dhe Naxhaf të Irakut dhe kanë përkujtuar dhe vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e këtyre martirëve në luftën për çlirimin e Irakut nga pushtimi i terroristëve.
Qytetarët irakianë duke mbajtur në dorë fotografitë e gjeneral Kasem Solejmanit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe flamurin e Irakut, kanë falënderuar këta martirë për kontributin dhe sakrificën e tyre në luftën kundër terrorizmit, ndërsa kanë theksuar me këmbëngulje largimin e forcave ushtarake amerikane nga territori i Irakut dhe nga rajoni i Lindjes së Mesme.
Në këto ceremoni ishin të pranishëm edhe shumë funksionarë shtetëror dhe ushtarak irakian si kryeministri Adel Abdulmahdi dhe Hadi Ameri, Amar Hakim.